Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për gazetarët ka sqaruar se maskat që ai mban për t’u mbrojtur nga koronavirusi nuk janë me logon e Partisë Socialiste.

Ndonëse ato kanë të stampuara inicialet PS, duke u karakterizuar nga ngjyrat e ndezura, kreu i qeverisë, tha se ato janë gërma dhe lule të dashura për të.

“Kjo është maska ime, nuk është logo e PS. Janë germa dhe lule të dashura për mua dhe yje që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigojnë. Lexojeni si të doni. Janë dy gërma që dikush i lexon PS, dikush ndryshe. Nuk është logo e PS-së.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb