Profesori i Universitetit Luarasi Mateo Spaho i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se matura shtetërore vazhdon akoma me fazat e saj, ndërsa iu ka bërë thirrje studentëve që të regjistrohen te “Luarasi”, për një të ardhme sa më të mirë për karrierën e tyre profesionale.

Spaho u shpreh se studentët te Luarasi pajisen me një diplomë e cila njihet nga shteti shqiptar, por edhe në SHBA e Kanada, ndërsa vlerësoi se degët që ofron për studim “Luarasi” janë ndër më të mirat dhe që ofrojnë një siguri në jetë. Spaho u shpreh se duke studiuar te “Luarasi” studenti do të ketë një të ardhme të ndritur si jurist, si ekonomist apo si profesionistë të shkencave kompjuterike, IT.


“Universiteti Luarasi iu jep mundësi studentëve që të kenë një karrierë sa më të mirë. Them se do tejkalojnë numrin e studentëve nga viti i kaluar. Unë iu them studentëve që të lëvizin. Një agjenci britanike ka bërë matje të universiteteve private në vend. Vetëm 4 universitet kanë marrë vlerësim maksimal dhe Luarasi është ndër ta. Nuk e themi ne pra, por Ministria e Arsimit. Kjo do të thotë se edhe programet, kushtet dhe gjithçka që ofrojmë është në kushte maksimale. Luarasi ka përmbushur kriteret kryesore. Diploma e Luarasit njihet sepse është e garantuar dhe njihet edhe në Kanada e SHBA. Kemi të rinj që ikin në SHBA e Kanada ku punojnë dhe arrijnë në nivele të larta. Kemi studentë që marrin bursa, e ata janë studentët që kanë mesatare të lartë ose kanë nevojë për ndihmë”, tha Spaho.


Profesori Mateo Spaho u shpreh se Ministria e Arsimit ka bërë një vlerësim të universiteteve private në vend, duke u nisur nga mësimdhënia, kushtet etj dhe “Luarasi” ka marrë vlerësim maksimal. Spaho tha se studentët te Luarasi punojnë që në Bachelor, ndërsa në master thuajse çdo student fillon të punojë.


“Studentët tanë punojnë që në Bachelor, ndërsa në mestar thuajse shumica janë në punë. Shqipëria ka nevojë për juristë, ka nevojë për IT, ka nevojë për administratorë. Luarasi ofron një karrierë shumë të mirë dhe në profesione tepër të mira. Ne e kemi studiuar tregun dhe ka rezultuar se këta degë, drejtësia, ekonomia dhe IT paguhen goxha mirë. Duke qenë se bashkëpunojmë me grupin Hysenbelliu, ne ofrojmë ata drejt tregut të punës, në këto firma, i dërgojmë për praktikë pune. Po ashtu, kemi lidhje me vende si Italia, Austria, Polonia dhe shtete të tjera të BE, ku studentët kanë mundësi që të zgjerojnë horizontin e tyre. Kosto është zero, sepse paguhen të gjitha nga BE. Kemi 4 master profesionalë 1 vjeçarë, një në kontabilitet, marketing, reklamën, për menaxhimin e kompanive të sigurisë. Kemi master edhe për menaxhim të bizneseve. Studenti ka sigurinë e titullit të studimit. Ka mbi 15 vjet që jemi në treg dhe kemi pasur sukses”, deklaroi Spaho.

Profesor Mateo Spaho tregoi edhe sesi ka shkuar matura këtë vit dhe rregullat e vendosura nga Ministria e Arsimit, duke iu bërë thirrje maturantëve edhe njëherë që të regjistrohen në Universitetin Luarasi.

“Kemi pasur 7000 persona më pak në maturë këtë vit. Do të jepet riprovim. Ministria e Arsimit ka vendosur që ata që kanë mesatare nën 6.5 nuk mund të hyjë në universitet, por vetëm mund të bëjnë kurse. Kemi 3 faza ku studentët mund të regjistrohen. Në fazën e parë, studentët kanë pasur shans të regjistrohen në gusht. Faza e parë mbaron të hënën.

Do të hapet një fazë të dytë. Kjo fazë e dtë është edhe për ata që nuk kanë marrë maturën, dhe kanë pasur mesataren mbi 6.5. Një universitet ka kuotat që pranon. Procesi është i komplikuar, por këta janë proceset më të rëndësishëm. Unë iu them që të mësoni dhe të arrini universitetin. Tre fakultete në “Luarasi” po ecin shumë mirë”, tha Spaho.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb