Shtatlarti i kombëtares shqiptare edhe sot luajti nga minuta e parë deri në të fundit në barazimin pa gola që skuadra e tij mori në fushën e Volfsburgut. 30-vjeçari u paraqit shumë mirë edhe ndaj një gjiganti si Mario Gomez. Madje qendërmbrojtësi ynë ndihmoi edhe sulminm madje në minutën e 45-të meritonte golin, por gjuajtja e shkëlqyer e tij u grushtua nga portieri vendas Kastels. Një pikë e çmuar për Këlnin, që ngjitet në kuotën 4 pas dy javëve të para të Bundesligës.

Vetëm katër minuta, ndërkaq, për Amir Abrashin. Mesfushori shtatshkurtër hyri në lojë vetëm në minutën e 89-të të përballjes që Fraiburgu fitoi 3-1 kundër Borusia Mynshengladbahut në shtëpi. Këto ishin tri pikët e para për skuadrën e ngjitur rishtas mes më të mirëve të futbollit gjerman.

Këto janë rezultatet e sotme në Bundesligë:
Volfsburg – Këln 0-0
Fraiburg – Borusia Mynshengladbah 3-1
Bajer Leverkusen – Hamburg 3-1
Darmshtad – Aintraht Frankfurt 1-0
Ingolshtad – Herta Berlin 0-2/panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: