TIRANË-Mazhoranca ka ftuar sërisht sot opozitën që të rikthehet në Kuvend.

Duke marrë për bazë deklaratën e një dite më parë të zëdhënësit të komisionerit për Zgjerim, Peter Stano i cili kërkoi edhe një herë kompromis dhe dialog mes palëve politike, deputeti i LSI-së Petrit Vasili, theksoi se opozita duhet ti rikthehet jetës parlamentare dhe se ftesa nuk është hipokrizi.

“Procesi i hapjes së negociatave për anëtarësim kërkon pjekuri politike. Pjekuria politike duhet të jetë maksimale, pasi është një proces me interes të përbashkët. Theksi është te dialogu dhe kompromisi, dhe sipas Stanos debatet politike bëhen në Kuvend. Asgjësimi i dialogut në Kuvend me mospjesëmarrjen e opozitës krijon një disbalancë politike, pasi mungon debati dhe oponenca. Salla e Parlamentit humbet kuptimin, pasi nuk është pronë as e mahzorancës, as e opozitës, por është i qytetarëve.

Është momenti ta rinovojmë ftesën dhe kërkesën që opozita të mos i mungojë rolit të saa të pazëvendësueshëm në politikë dhe në Parlamentin shqiptar. Ftesa ndaj opozitës nga LSI bëhet me bindjen se një demokraci e mataruar funksionon kur aktorët mazhorancë dhe opozitë diskutojnë në Kuvend”, deklaroi Vasili.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb