Nuk ka imazh më të goditur se ajo skena kur sheh diçka që ta nxjerrin me ceremoni nga dera si të papranueshme për moralin publik, por që iniciatori përpiqet ta rifusë nga dritarja. Komisioni anti-dezinformim që po ngre mazhoranca me një operacion ultra të shpejtë, pa pritur, pa kujtuar, pa kuptuar, ngjan si dy pika uji me përpjekjen e dështuar të po kësaj qeverie për të votuar një ligj anti-shpifje.

Tentativa e mëparshme nuk dështoi sepse mazhoranca nuk kishte votat e nevojshme në Kuvend, por sepse institucionet kryesore ndërkombëtare duke përfshirë më emblematikët ndër syresh si BE, OSBE, apo Reporterë pa Kufij e bllokuan fuqimisht atë projekt të Kryeministrit si një projektligj në kundërshtim me vlerat e demokracisë.

Paketa anti-shpifje qe po rilind sot, qe nje perpejkje e rendomte e kasaj mazhorance qe filloi qe para kovidit per te ndrydhur mediat dhe ne nje plan me te gjere fjalen e lire. Ai projekt i jepte te gjitha kompetencat atij qe tingellon si organi i censures qeveritare, AMA (autoriteti i mediave audiovizive) , per te gjobitur dhe mbuyllur media qe kjo agjenci, domethene qe kjo qeveri do te vleresonte se kane shpifur. Dhe nese media viktime e kesaj censure te verber do te kerkonte te shkonte ne gjykate, projekt-ligji anti-shpifje i qeverise e detyronte me pare median apo gazetarin e inkriminuar te paguante gjobe te majme ose te paberballueshme dhe me pas u jepej e drejta e ankimimit ne nje gjykate. Duhet cituar asaj kohe Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa kur thoshte : “Një akt i tillë (paketa anti-shpifje) jo vetëm që e provokon të drejtën dhe parimet themelore të gazetarisë në pavarësinë e vet, por në një pikpamje ekskludon dhe të drejtën e çdo personi që penalizohet sipas këtij projektligji, për ta dërguar atë në gjykatë ».

Fale nderhyrjes energjike te nderkombetarve deshtoi ai projekt i kobshem i Edi Rames per te kontrolluar mediat qe denoncojne korrupsionin e qeverise se tij siç deshtoi po aq mjerisht projekti tjeter surrealist i Rames per nje ligj amnistie fiskale qe i lejonte parate e pista, jo vetem te droges por dhe te Rusise apo terrorizmit te shplaheshin legalisht si ne nje lavatrice ne bankat e shqiperise me bekimin e qeverise. Nje projekt qe u realizua megjithate nen nje forme tjeter me shplarje te parase se qelbu ne kantjeret e ndertimit te kullave disa milioneshe, por orgjina e ketyre parave nga Rusia apo nga droga i intereson me pak kesaj mazhorance parlamentare me ne krye zotin Cuçi…

Karateristika e ketij Kryeministri eshte se ai nuk heq kurre dore . Sa me shume ai ndjehet nen presion si keto kohe me nje vale te papare korruspioni per nje vend te natos dhe kanddiat per BE, aq me shume ai do te tentoje t’i shkoje deri ne fund idese fillestare qe konsiston te thyeje termometrin pra te ndrdyhe fjalen e lire dhe denoncimet, ne vend qe te kuroje temperaturen e larte korruptive ku e ka futur Shqiperine.

Komsioni i ri parlamentar per hartimin e masave ligjore anti-dezinformim eshte shembulli me I mire I praktikes se « faktit te kryer » nga nje kryeminister i zene ne hall te papare. Ne momentin kur ne Perendim dhe ne Shqiperi kremtoheshin para pak ditesh Pashkët, 7 deptuete lietenant te Rames te etur per investigime me ne krye Cuçin qe nuk kishin shprehur as me te voglin shqetesim per kapjen e shtetit nga korrupsioni ne funksionet e tija kyce (tatimet, rruget, doganat etj ) pa pritur dhe pa kuptuar keta 7 deputete socialiste i kap meraku i ethshem i dezinformimit ne mediat dhe politiken shqiptare me baze nga Rusia ! Brenda nje nate keta deputete hartojne nje thirrje dhe e firmosin menjehere ne adrese te kryetares se parlamentit ku i kerkohet urgjenitsht krijimii i nje komisioni te posaçem parlamentar per te kontrolluar gjithe shqiptaret : mediat, politikanet , biznesemenet, ne financa, ne cfare thone, ne cfare publikojne se mos valle mbrapa tyre fshihet nje dore ruse apo kineze por cuditerisht jo erdoganiste apo terroriste apo drogiste! Keta deputete me kete kete kerkese sa te pergjithsme per te futur ne rrjete kcdo shqiptar por aq selektive se perjashtohen aty parate dhe influencat e tjera te pista perveç Rusise dhe Kines, kane po ashtu si kerkese dhe nje numer te habitshem prej 13 deputetesh ne komision. Pse jo 10, 12 apo 15… Dhe saken se opozita e refuzon ngritjen e ketij komisioni anti-dezinformim, e kane gati noçken tradhtare qe duan te fshehin parate ruse apo te shpifin kundra qeverise per llogari te Rusise! Nje narrative fantastike rreziku rus qe gjendet ne nje kohe rekord per te rifutur nga dritarja paketen anti-shpifje ose pkese te paketes anti-shpifje te hedhur poshte nga BE-ja . Fale kesaj narrative te re te mazhorances mbi rrezikun rus , opozita , shpreson mazhoranca , do kapet ne kurth dhe nuk mund ta refuzoje kete komision pasi dhe BE-ja po merr vete masa kundra dezinformimit me influence ruse ! Mazhoranca nuk e llogarit keshtu friken qe kall se me kete pakete te re kundra dezinformimit, kjo mazharance neser harton nje ligj qe mund t’i vere prangat dhe kryetarit te grupit parlemantar me te madh te opozites, Gazmend Bardhit meqenese ky i fundit duke dezinformuar sipas mazhorances mbi per vellain e Kryeministrit, me siguri Bardhi ben lojen e Rusise per te destabilizuar Shqiperine. Dhe pikerisht, bash ne momentin kur mazhoranca shpall krijimin « blitz » te komisionit te posaçem parlamentar anti-dezinformim , vete Kryeministri dhe vellai i tij botojne dy letra publike me ofendime bajate dhe kercenime serioze ndaj politkanit numeri 1 te opozites ne parlament Gazmend Bardhi si per te frikesuar dhe deputetet e tjere ! Komisioni i ri hap keshtu augurin e trishte dhe te frikshem te nje periudhe « maccartizmi » ne Shqiperi si ne fiksionin e filmit Openheimer apo ne realitetin policor te Turqise aktuale te Erdoganit ku opozitari Gulent eshte shpallur armik i popullit turk. Ndaj shqiptaret duhet ta hedhin poshte me perbuzje kete tentative te re te Kryeministrit shqiptar per te vene nen kontroll shoqerine civile, mediat, dhe politiken opozitare ne Shqiperi.

Eshte e rendesishme per qytetaret shqiptare te mos bien pre e ketij revanshi te mazhorances e kapur nen daren e drejtesise per afera korruptive te klasit te rekordeve boterore. Ne pjesen e dyte ne vazhdim te ketij shkrimi do te mundohemi te zberthejme nje pjese te justifikimit te mazhorances per krijimin e ketij komisioni famekeq, pretekstin qe ky komision mbeshtetet gjoja tek praktikat aktuale te BE-se dhe vendeve te BE-se ne luften kundra dezinformimit rus. Duhet afirmuar me force dhe prova se Europa nuk po vepron aspak si Shqiperia e Edi Rames ne luften kundra dezinformimit rus, sepse Europa kujdeset para se gjithash te mbroje si qelibari lirine e fjales dhe te shprehjes !

Masat aktuale anti-dezinformim ne Perendim kane ne shenjester me shume qeverite sesa mediat

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb