Duke përsëritur ritin biblik të pagëzimit të Krishtit në Jordan dhjetëra banorë të Gjirokastrës kanë marrë pjesë sot në ceremonitë fetare që shoqërojnë këtë ditë.

Ceremonitë kanë filluar me meshën tradicionale në kishën e Kryeengjëjve që është pasuar nga hedhja e Kryqit, që kësaj here u bë brenda në kishë dhe jo në ujërat e lumit si ka qenë tradita e përvitshme. Për At Joanin kjo ditë e bekuar shoqërohet me një simbolikë të shenjtë për çdo besimtar.

Kjo festë e besimit ortodoks përkujton çdo vit ceremoninë e pagëzimit të Krishtit nën simbolikën e purifikimit të mëkateve dhe shfaqjen për herë të parë të trinitetit. Pas shërbesës së bekimit të ujit besimtarët marrin ujin e bekuar duke e përdorur atë për shërim shpirtëror e trupor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb