Zbardhen akuzat ndaj Gjergj (Xherxh) Laçit, radikali i arrestuar dje në Tiranë, pasi mbante peng familjen e tyre në banesë dhe ushtronte dhe ndaj tyre.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se 52-vjeçari akuzohet për ‘dhunë në familje’, ‘keqtrajtim të miturish’ dhe ‘mbajtje pa leje të municionit dhe armëve të ftohta’.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, Laçi ka mohuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj 6 familjarëve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb