Kylian Mbappé dërgon një mesazh të rëndësishëm teksa sezoni i ri është duke filluar.

Sulmuesi francez, i intervistuar nga revista zyrtare e Paris Saint-Germain, tha:

“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG, do të ishte diçka e jashtëzakonshme”. Një deklaratë që mund ta mbajë larg Real Madridin, të paktën për këtë sezon.

Mbappé, kujtojmë, ka një kontratë e cila skadon në qershor të vitit 2022.

Sulmuesi ende nuk ka rinovuar teksa edhe drejtuesit presin që të nisin së shpejti negociatat ndoshta duke i rritur edhe rrogën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb