PSG po mendon që të ndërhyjë në merkato dhe emrat e mundshëm që mund të afrohen në Paris janë të shumtë. Sulmuesi i kampionëve të Francës, Kylian Mbappe ka këshilluar drejtuesit që të firmosin me Bernardo Silva.

Mbappe e njeh mirë Silvan, pasi të dy kanë luajtur te Monaco në periudhën nga 2015 deri në 2017. Gjithsesi, për këtë operacion PSG duhet të mendojë shumë, pasi kostoja e operacionit për yllin e Manchester Cityt mund të jetë shumë e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: