Mbërrijnë në Shqipëri qytetarët e parë afganë, të cilët u evakuuan pas pushtimit të Afganistanit nga talibanët.

Mësohet se avioni që transportonte grupin e parë të të shpëtuarve, me rreth 121 afganë, mes tyre 11 foshnja mbërriti në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në orën 03:15. Grupi i parë i nisur nga Kabuli ka bërë një zbritje në Tbilisi të Gjeorgjisë për t’u nisur më pas drejt Shqipërisë. Sipas gazetares Dorjana Bezat, afganët kanë mbërritur me një avion civil dhe ka zbritur në zonën ushtarake të aeroportit. Aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale.

Afganët do të strehohen në struktura hoteliere, ndërsa do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në stendat e ngritura posaçërisht në Rinas. Afganët e mbërritur tashmë në vendin tonë, një numër i konsiderueshëm prej tyre janë gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga vendi i tyre pasi rrezikoheshin nga talibanët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Qytetarët afganë janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit. Kryeministri Rama ka thënë me herët se në Shqipëri mund të strehohen deri në 4000 afganë, Durrësi, Tirana dhe Berati janë vendet e mundshme pritëse.

 (BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb