IZMIR- Në kuadër të shkëmbimit të emigrantëve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), që është pjesë e marrëveshjes të cilën Turqia dhe BE-ja e nënshkruan më 18 mars në Bruksel, grupi i dytë i emigrantëve mbërriti në Dikili të qarkut të Izmirit, në Turqinë Perëndimore, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Një anije që transportonte migrantë nga ishulli i Lesbos, e shoqëruar nga anijet e Rojes Bregdetare Turke, lundroi në portin Dikili, në Turqinë Perëndimore. Migrantët, pas marrjes së gjurmëve të gishtërinjve, do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor. Shkëmbimin e emigratëve e kanë ndjekur një numër i madh gazetarësh vendas dhe të hua
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: