MALI I ZI- Ish kryeministri Millo Gjukanoviç i cili mbështet edhe nga shqiptarët në Mal të Zi është fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Ai ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Mal të Zi, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi).
Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanovic.

Biznismeni, Mlladen Bojanic i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 34.1 përqind, ka njoftuar CeMi.

Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me faktin nese do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb