Mbetjet urbane kane pushtuar Shqiperine ne çdo cep te territorit te saj. Ne fillim te sezonit turistik ajo qe te bie ne sy eshte se pergjate aneve te rrugeve nacionale e kryesisht ne brigjet e lumenjeve dhe perrenjve sasira te medha mbetjesh te ngurta po bllokojne jo vetem rrjedhjet e ujerave, por kane shkaterruar ne menyre serioze mjedisin.

Firma te ndryshme ndertimi pasi hapin themelet e pallateve i hedhin inertet jo ne vende te caktuara sipas legjislacionit ne fuqi per Menaxhimin e Mbetjeve Inerte i miratuar qe ne vitin 2015.

Ne baze te ketij legjislacioni ai qe shkakton mbetjet inerte është i detyruar t’i ruajë, t’i transportojë dhe t’i dorëzojë ato në landfill apo në venddepozitimin e përkohshëm në mënyrë të diferencuar.

Por kjo gje ne shumicen e rasteve nuk ka ndodhur dhe sot kemi kete dem te pariparueshem ne mjedis.

Akoma me problematike mbetet ceshtja e trajtimit te mbetjeve inerte te shkaktuara nga prishja e godinave si pasoje e termetit te 26 Nentorit.
Vecanerisht ne rastet e prishjes se godinave, mbetjet inerte nuk jane thjesht beton, gure, apo dhera por ato permbajne edhe substanca te tjera si qelq, dru, porcelan, tekstike, profile hekuri e celiku, apo profile alumini, gje qe e rendon me shume situaten dhe rreziku i ndotjes eshte edhe me i madh.
Nga nje vezhgim ne zonat kryesisht prane Tiranes, vihet re se mbetjet inerte jane hedhur anes urave dhe prane lumenjeve si ne rastin e fshatit Ardhisht, apo ne fusha te gjelberuara.
Ndersa keto inerte jane hedhur ne menyre te jashteligjshme ne rrugen nacionale Tirane-Shkoder.

Nderkohe qe kryesisht ne zonat periferike vendet e ndotura jane me qindra.
Kjo zone prane fshatit Tapize, eshte e mbushur me kodra inertesh te cilat jane hedhur vetem ditet e fundit.

Lumi Erzen gjithashtu eshte mbushur plot me inerte, te cilat zene shtratin e këtij lumi dhe si pasoje ndikojne negativisht ne ekosistemin natyror te ketyre burimeve ujore.

Por edhe inertet qe hidhen ne periferi te tjera kane nje ndikim te konsiderueshem ne permbytjen e zonave perrreth, pasi inertet nepermjet rreshjeve transportohen ne burimet ujore, si dhe ne kanalet kulluese dhe ujitese, duke ndikuar keshtu edhe ne bujqesi.
Per kete emergjence mjedisore dhe shkaterrim te mjedisit ve alarmin dhe vete Agjencia Kombetare e Mjedisit nepermjet raportit te saj, i cili publikohet cdo vit.

Raporti i fundit i Gjendjes se Mjedisit pranon, se ne Shqiperi “Mbetjet inerte, mbetjet e rrezikshme, mbetjet spitalore dhe mbetjet e kafsheve nuk trajtohen sipas kerkesave ligjore, pasi mungojne landfillet e vecanta per depozitimin e ketyre mbetjeve sic jane mungesa e landfilleve per mbetjet e rrezikshme qe mbeten emergjernca me e madhe ne vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: