KINE– Ka arritur në 85 numri i viktimave nga shpërthimet në qytetin-port në Tianxhin të Kinës. Agjencia e lajmeve “Xihua” raporton se në mesin të vrarëve janë 21 zjarrfikës, ndërkaq qindra të tjerë janë plagosur dhe ende ka persona të zhdukur.

Një zjarr i madh u shkaktua për shkak të një sërë shpërthimesh. Autoritetet kineze thonë se zanafilla e serive të shpërthimeve, ishte tek një kontejner i mbushur me materiale shpërthyese.

Autoritetet kineze kanë urdhëruar evakuimin e banorëve brenda një rreze prej 3 kilometër nga zona e shpërthimit për shkak të frikës se zona është kontaminuar me lendë të rrezikshme.

Urdhri për evakuim erdhi pasi policia konfirmoi se në zonën e shpërthimit u dalluan gjurmë të mëdha të lëndës toksike shumë të rrezikshme cianid natriumi.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: