Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se Shqipëria ndodhet në një situatë serioze me pandeminë.

Sipas tij janë urdhrat e kryeministrit që çuan në këtë gjendje teksa veprimet janë sikur nuk ka pandemi.

Më tej ai thotë se situatën duhet ta udhëheqin profesionistët pasi Shqipëria tashmë është e pushtuar nga vala e pandemisë.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Pandemia ne renie te lire!

Vala e Pandemise eshte ne zhvillim te plote dhe shume serioz.

Sot serish nje numer shume i rende rastesh te reja, plot 1054 raste te reja me Covid!

Menaxhimi paraprihet nga urdherat e kryeministrit, kjo eshte vertet skandaloze dhe e papranueshme.

Ne kete situate duhet te udheheqin profesionistet.

Urdherat e kryeministrit na prune ne kete gjendje.

Shqiperia e pushtuar nga vala e Pandemise veprimet jane sikur s’ka pandemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: