Manchester City përballet me një nga momentet më të vështira në historinë e tij, pas vendimit të një komisioni të pavarur për shkelje të rregullave financiare të Premier League.
Klubi anglez është shpallur përgjegjës për pjesën më të madhe të më shumë se 100 akuzave, që lidhen me periudhën nga viti 2009 deri në 2018. Në fokus janë të dhënat financiare të pasakta, marrëveshjet e sponsorizimit të fryra artificialisht, pagesa të padeklaruara dhe shkelje të rregullave financiare të kampionatit.
Premier League pretendon gjithashtu se City nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin e zhvilluar gjatë viteve të fundit.
Tashmë klubi rrezikon sanksione të rënda, që mund të përfshijnë zbritje pikësh apo masa të tjera disiplinore. Megjithatë, klubi anglez i ka mohuar akuzat dhe ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin, duke pretenduar se ai përmban gabime ligjore dhe faktike.
Çështja mbetet ende e hapur dhe pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, ndërsa futbolli anglez pret të mësojë se cilat do të jenë pasojat për kampionët në fuqi. Në rast se klubi nga Manchester do të gjehet fajtor, ai rrezikon vërtet shumë, përse jo nuk përjashtohet as zbritja në kategoritë më të ulta të futbollit anglez.
