MAQEDONI- Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore ‘Shkupi I’ sot ka shqiptuar aktgjykimin ndaj pesë të akuzuarve të rastit “Celula”, të cilët pardje e pranuan fajin se kanë rekrutuar persona nga Maqedonia për luftën në Siri.

Sipas vendimit të Gjykatës, të gjithë janë fajtorë për veprën e njëjtë penale, “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, fraksione paraushtarake ose parapolicore”, raportojnë mediat në Maqedoni.

Isa Fugës i është shqiptuar dënim me 4 vjet e gjysmë burgim, Abdullah Abdurrahim 3 vjet burg, Eroll Rrustemi 4 vjet burg, Imer Muhamedi në kohëzgjatje prej 2 vjet heqje lirie, ndërsa Stefan Stefanoskit i shqiptohet dënim prej 2 vjet burgim.

Gjykata ka konstatuar se si rrethana lehtësuese janë faktet se këta persona janë të rinj nga mosha dhe deri më tani nuk kanë qenë të gjykuar.

Ndërkohë para disa javësh në Gjykatën Themelore ‘Shkupi I’ u dënua imami i Gazi Babës, Hoxhë Rexhep Memishi me 7 vjet heqje lirie.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: