Në Shqipëri janë duke qarkulluar disa lloje virusesh, si AH1N1, AH3, Virusi B, virusi respirator sinsicial dhe pandemia COVID-19, që ka pasur përhapje më të vogël krahasuar me disa muaj më parë. Flukse të shtuara pacientësh është parë në urgjencën e QSUT, Spitalin Shefqet Ndroqi, por edhe qendrat e konsultave, që vizitojnë qindra, fëmijë e të moshuar.

Zyrtarisht, këtë muaj, në Urgjencën Kombëtare ka pasur në total 36.688 thirrje, ndërsa janë konkretizuar 10.495 misione, ku shumica e thirrjeve, kanë të bëjnë me situatën e gripit. Më të prekurit janë fëmijët. Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, shkojnë së paku 400 fëmijë në 24 orë. Shumica e tyre, marrin trajtimin dhe konsultat nga mjekët dhe më pas drejtohen për në shtëpi, ndërsa numri i të shtruarve në pavion është më i pakët.

Fëmijët manifestojnë më së shumti, simptomat e temperaturës së lartë, të vjellat dhe ethe. Mjekët këshillojnë që nëse fëmija paraqet temperaturë më të lartë se 38, të drejtohet në qendrat e konsultave dhe trajtimi të bëhet në kushte shtëpie, me ushqime të pasura me vitamina, ndërsa kundërshtojnë në mënyrë kategorike përdorimin e antibiotikëve, pa rekomandimin e mjekut. Te të moshuarit, mbizotëron më së shumti penumonia akute, ku zakonisht personat mbi 65-vjeç nëse preken nga gripi, duhet të kurohen së paku 7 ditë në spital, për të marrë kurat e nevojshme. Për fëmijët, mjekët sugjerojnë prindërit që të mos i dërgojnë në shkolla, kopshte e çerdhe në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i infektimit, ndërsa për të rriturit, këshilla e tyre është aplikimi i vaksinës së gripit, që të mbron gjatë kësaj periudhe gripale që ka mbërthyer vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: