Ka shkuar në 18 milionë e 684 mijë e 628 numri i të infektuarve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas faqes botërore të statistikave, ëorldometers.info, 78 milionë e 476 mijë e 618 persona raportohen të infektuar me këtë virus, ndërsa 1 milionë e 726 mijë e 560 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në mbarë botën.

Ndërkohë, në SHBA 330 mijë e 824 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë shëruar 10 milionë e 945 mijë e 97 persona. 7 milionë e 408 mijë e 707 raste janë ende aktive me këtë virus në SHBA, ndërsa 28 mijë e 393 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në 24 orët e fundit në mbarë botën janë raportuar edhe 130 mijë e 71 raste të reja me COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb