Polonia regjistroi sot, për herë të parë, më shumë se 20 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Polonia konfirmoi 20 156 raste shtesë, duke vendosur kështu një rekord të ri për rastet ditore për të tretën ditë radhazi.

“Nëse në ditët në vijim do të vëzhgojmë një rritje prej 2 500-3 000 infektimesh çdo ditë, për fat të keq mund të pritet një bllokim së shpejti”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wojciech Andrusiewicz.

Polonia raportoi, gjithashtu, një rekord prej 301 vdekjesh shtesë nga COVID-19.

Javët e fundit, në vend është rritur shqetësimi se sistemi i kujdesit shëndetësor po arrin kufijtë e tij, si përsa i përket shtretërve spitalorë, ashtu edhe personelit mjekësor të disponueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb