Të hënën, më 20 janar, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të betohet në Capitol Hill.

  • foto galeri

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në ambientet e brendshme të Capitol-it, sipas kërkesës së vetë Donald Trump, pasi temperaturat pritet të zbresin deri në -6 gradë Celsius.

Siç dëshmojnë pamjet e siguruara nga LSA, përgatitjet për këtë ngjarje madhore po vijojnë në Capitol. Për çdo inaugurim, parashikohen gjithmonë masa alternative për ta zhvilluar ceremoninë në ambiente të brendshme në rast të kushteve të këqija atmosferike.

  • foto galeri

Hera e fundit që një president e ka bërë betimin brenda Capitol-it ishte në vitin 1985, kur Presidenti Ronald Reagan nisi mandatin e tij të dytë.

Capitol
Capitol

Ndërkohë, po shqyrtohen plane alternative për menaxhimin e më shumë se 200 mijë njerëzve që pritet të vijnë për të ndjekur inaugurimin, si dhe për dhjetëra mijëra qytetarë që pritet të jenë të pranishëm në rrugë për të parë ceremoninë apo paradën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb