Regjistrohen 427 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256, nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,975 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: