Titulli për Tiranës është thjesht çështje numrash, në këto kushte, me këto rivalë, duket e pamundur që bardhebluve të ik trofeu nga duart. Ekipi i Shehit mbylli një tjetër fazë thuajse perfekte, me 20 pikë, 60 në total. Nuk arriti ti ndal as Kukësi, por pjesa më e vështirë duket se vjen tani, me fillimin e fazës së katërt.

Shehi dhe stafi i tij, në radhë të parë, duhet të kujdesën për të karikuar ambientin, lojtarët, pasi diferenca shumë e madhe e ndërlikon jo pak këtë mision. E dyta, dhe jo pak e rëndësishme, janë rivalët që i rezervon kalendari në këtë fillim faze të katërt. Tirana duhet të bëjë llogaritë me tre ekipet që luftojnë për mbijetesë, tre ekipe si Skënderbeu, Egnatia dhe Kastrioti, çdo pikë për ta është jetike.

“Nuk do të tolerojmë askënd”, u shpreh Hoxhallari pas ndeshjes me Kukësin, por kjo mbetet për tu parë në fushë. Shehi dhe stafi i tij dëshirojnë të mbyllin sa më shpejt edhe matematikisht çështjen titull, për ti dhënë më shumë hapësira lojtarëve të rijnë dhe për të bërë të qetë llogaritë për aventurën evropiane dhe për sezonin e ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: