Kryetari i Partisë ZGJIDHJA Koco Kokëdhima dhe analistët Fatos Lubonja e Arjan Vasjari kanë zhvilluar një debat në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” në lidhje me nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit farmaceutik.

Kokëdhima tha se projekti nuk ka asgjë të keqe, ndërsa Lubonja u shpreh se mbjellja e kanabisit bëhet vetëm sepse qeverisë i duhen para për zgjedhjet e ardhshme. Lubonja shtoi se me këto projekte kriminale, qeveria ka bërë që shqiptarët të ikin jashtë e të punojnë për grekët e italianët.

Koco Kokëdhima: Në debat mund të jenë të tjera gjëra, por jo cështja e kanabisit mjekësor. Kur ka vullnet, shteti shqiptar mund të garantojë cdo gjë. Kjo cështje nuk sjell asnjë rrezik. Kanabizimi i vendit është kriminale, por jo legalizimi i kanabisit mjekësor. Por kjo ide duhet mbështetur me kompani të mëdha, me projekte të mira, sepse cështja e kanabisit sot është cështje e të drejtave të njeriut. A e di zoti Vasjari që Greqia drejton kanabisin mjekësor.

Arjan Vasjari: Prsh Italia ka laborator të saj në Firenze dhe ka fituar nga kanabisi farmaceutik shumë pak. Nëse më thua se legalizimi i kanabisit rrit GDP, atëherë të them që po jam dakord.

Koco Kokëdhima: Ekonomia e kanabisitt farmaceutik është ekonomia që rritet më shumë se cdo gjë sot. Duhet një politikë e mirë për të bërë të mundur këtë gjë. Cdo licencë në Greqi ka shpenzuar mesatarisht 14 milionë euro dhe ka rritje të ekonomisë.

Fatos Lubonja: Koco Kokëdhima flet për një qeveri ideale sikur jemi në Holandë. Rama tha se kjo punë bëhet me ekspertë. Se kush janë këta ekspertë nuk na e tha. Nëse pyesim Sorecën thotë nuk e di. Dhe ne jemi mësuar me këtë kryeministër. Edhe Erion Veliaj tha se ne kemi ekspertë tha. Fol Maks Velo, flasin zëra nga Europa. Problemi është se vitin tjetër janë zgjedhjet dhe kanabisi ndihmon ekonominë kriminale.

I vetmi kompenticion që bëjmë në Europë janë prostitucioni dhe trafiku i drogës dhe i kemi lënë shqiptarët e ndershëm të jenë shërbëtor të grekëve dhe të italianëve. Kjo ndodh në një kohë që toka jonë mund të prodhojë domate dhe të tjera produkte ushqimore me rëndësi. Fitimi i madh nga kanabisi në Shqipëri vjen sepse shitet shtrenjtë sepse është ilegal. Nëse bëjmë këtë, konsumatorët do shkojnë tek kokaina e heroina. Unë mendoj se kjo nismë nuk është e mirë. Shqiptarët të mbjellin tokën e mos mbjellin kanabisin kriminal. Kanabisi iu duhet për zgjedhjet e ardhshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb