Liga e Profesionistëve nuk bën hapa pas, nuk kërkon premtime nga qeveria por zbatim të katër kërkesave të parashtruara, kushtete të panegociueshme, në të kundër bojkoti do të jetë pa afat.

Pas mbledjes së jashtëzakonshme të zhvilluar pas ftesës së qeverisë për tu ulur në një tryezë, Liga ka përcaktuar grupin negociator, i përbërë nga 3 presidentë të Supërligës, Halili, Demi dhe Kokëdhima.

STATUSI ZYRTAR

Liga Profesioniste e Futbollit

Vendim unanim i mbledhjes së datës 12 shtator 2020.

1) Klubet nuk do ta ndërpresin bojkotin e kampionatit dhe nuk do rikthehen më në fushat e blerta deri në përmbushjen e plotë të katër kërkesave të tyre. Në datën 19 shtator bojkoti do zhvillohet, pasi skuadrat të zbresin në fushë, të rreshtohen, të lexojnë kërkesat e Ligës dhe të solidarizohen me to. Nuk presim premtime nga qeveria, presim përmbushje të katër kërkesave tona minimale.
2) Mirëpresim vullnetin e shprehur të qeverisë për bisedime.
a – Këto bisedime duhet të jenë tripalëshe: Qeveri-FSHF-Ligë.
b – Grupi përfaqësues i Ligës në bisedimet me qeverinë përbëhet nga Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gazment Demi.
Ne presim ftesën e qeverisë që këto bisedime të bëhen me të dhe në tryezat e saj.
c – Ne përshëndesim gatishmërinë, kontributin dhe përpjekjet e zotit Fidel Ylli për të përmirësuar kuadrin ligjor për sportet në Shqipëri dhe kemi besim se ai do mbetet i angazhuar për të mbështetur kërkesat tona. Për të biseduar me të Liga autorizon sekretarin e saj të përgjithshëm, Dritan Kadia.
3) Posterat e Ligës për bojkotin do bëhen publike nga dita e sotme.
4) U bëjmë thirrje komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat e Ligës dhe të mbështesin futbollin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb