Pas një ore ndërprerjeje, rinisin negociatat mes palëve për Reformën Zgjedhore në rezidencën e ambasadores Yuri Kim.

Përfaqësuesit e palëve politike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, ai i PS, Damian Gjiknuri, i opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, dhe të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, janë rikthyer sërish në tryezën e negociimit me ambasadorët.

DIskutimet nisën në orën 11:00 dhe u ndërprenë në orën 12:00, për të vijuar sërish tani, ku pritet të zgjasin dhe të mbyllen me një marrëveshje mes palëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbledhjen e Këshillit Politik janë të pranishëm ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori britanik Duncan Norman, si dhe përfaqësuesit e palëve politike.

Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pritet të dalë me një deklaratë publike mbi Reformën Zgjedhore.

Nga ana tjetër, burime i thanë gazetarit Gjençaj se ambasadorët e huaj kanë marrë përsipër të sigurojnë të gjitha financat sa i përket zbatimit të teknologjisë në zgjedhje.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “News 24” se vazhdon takimi në Rezidencën Amerikane. Këshilli Politik vijon takimet me ambasadorët.

Në Rezidencën e Ambasadës Amerikane të Yuri Kim, kanë mbërritur ambasadorët e BE, të Britanisë së Madhe, por edhe përfaqësuesi i OSBE-së. Vijojnë diskutimet për të gjetur konsensusin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb