Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot në orën 11:00 për një orë. Gjatë mbledhjes së sotme pritet të miratohet projektaktit për komandimin e magjistrates Mirela Kapo ndihmësmagjistrate pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Po ashtu në rend të ditës është edhe miratimi i projektaktit për mbarimin e mandatit si anëtar i KLP-së për z. Besnik Cani, i cil u shkarkua pak ditë më parë nga vettingu.

Po sot pritet të hedhet e shorti për përzgjedhjen e tre anëtarëve të komisionit të përkohshëm i cili do të shqyrtojë arkivimin e ankimi të një shtetasi kunder një prokurori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: