BRITANI- Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, i ka dërguar një urim presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe popullit të Kosovës me rastin e përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Kosovës.

“Kam kënaqësi që t’i dërgoj Shkëlqesisë Suaj përshëndetjet e mia më të ngrohta në festimin e ditës tuaj kombëtare, bashkë me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës gjatë vitit në vijim”, thuhet në letrën e urimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: