Mbretëria e Bashkuar njoftoi sot sanksione të reja që synojnë të bllokojnë kompanitë ruse nga aksesi në industrinë e aviacionit dhe hapësirës në tregun britanik të sigurimeve.

“Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit apo hapësirës do të pengohen të përdorin shërbimet e sigurimit ose risigurimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar sot Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Thesarit e Mbretërisë së Bashkuar.

“Në ndërmarrjen e një veprimi të tillë, Mbretëria e Bashkuar po demonstron përkushtimin e saj për të aplikuar sanksione të rënda ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”, vazhdon më tej deklarata.

Aviacioni ka qenë një nga sektorët që është goditur në Rusi, pasi i janë vënë sanksione, duke pezulluar shumë linja fluturimi që vijnë nga ky shtet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb