Atletico Madrid kërkon përforcime në prapavijë. Ka qenë vetë trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone që u ka bërë me dije drejtuesve se nevojitet një lojtar në mbrojtje dhe ndërhyerja duhet bërë që në merkaton e janarit.
Simeone ka kërkuar Gerard Pique. Eksperienca e Pique mund të ndihmojë madrilenët për arritjen e objektivave sezonal, ndërsa nuk do jetë e lehtë që për transferimin të bindet Barcelona.
35 vjeçari spanjoll ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2024. Të presim e të shohim sesi do shkojnë gjërat.

(BalkanWeb)
