9 pikë larg Real Madrid, jashtë Evropë, janë detaje që dënojnë jo pak një trajner. Atletico Madrid po kalon momentin më të vështirë në periudhën Simeone, aq sa në media qarkulluan zëra për një largim të tij, por Marca sjell një tjetër version duke iu referuar burime brenda klubit.

Pavarësisht shifrave negative, Simeone nuk është në dyshim, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të ndryshojnë trajner, të paktën jo tani.

Diego Simeone ka një kontratë me Atletico Madrid deri në 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb