Janë mbyllur fjalimet në mbrëmjen e sotme më 24 shtator në protestën e 117 me radhë qytetare kundër qeverisë.
Në fjalime, u fol për aferat e shumta të qeverisë, që nga arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e deri tek abuzimet e shumta të Belinda Ballukut.
Pas përmbylljes së fjalimeve, u bë thirrje që qytetarët të marshojnë drejt Sheshit Skënderbej.
“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Rama në burg”, “Arrestoni Ramën” ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
Gjatë marshimit, protestuesit thërrasin në kor “Dorëheqje”.
