Mbyllet procesi i numërimit të votava për degën e Partisë Demokratike Shkodër. 23 emrat e propozuar janë konfirmuar si kandidatë të mundshëm për deputet dhe kryetar bashkie nga anëtarësia e PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi në përfundim të votimit se me ketë listë, Partia Demokratike do arrijë një fitore të thellë në Shkodër.

“Secili prej 23 emrave mund të jetë përfaqësues i denjë i qytetarëve të Shkodrës”,- tha ai.

Dega Shkodër

ARBEN GJURAJ
ARTAN HAXHI
BARDH SPAHIA
BASHKIM RROJI
BENARDETA SYKU
BLENDI GJYLBEGAJ
EMILJANO PJETRI
FLORIAN BJANKU
GRETA BARDELI
HELGA SALLAKU
HELIDON BUSHATI
IMELDI SOKOLI
IZMIRA ULQINAKU
LEDINA MANDIJA
LORENC LUKA
MARK RUPA
NDOC ASHTA
NESTI KIRI
NEVILA BUSHATI
RAMIZ ÇOBAJ
ROMEO GURAKUQI
VOLTANA ADEMI
XHEMAL BUSHATI

 

 

Ndërkohë kreu i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli informon se nga 3100 anëtarë, morën pjesë në votime 2178, pra në një masë prej 70%. Ai ndër të tjera siguron se demokratët e Shkodrës më 25 prill do të sigurojnë fitoren e thellë për PD.

STATUSI I XHEVDET AMULIT

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Shkodër. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 3100 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 2178 anëtarë ose 70 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1. ARBEN GJURAJ
2. ARTAN HAXHI
3. BARDH SPAHIA
4. BASHKIM RROJI
5. BENARDETA SYKU
6. BLENDI GJYLBEGAJ
7. EMILJANO PJETRI
8. FLORIAN BJANKU
9. GRETA BARDELI
10. HELGA SALLAKU
11. HELIDON BUSHATI
12. IMELDI SOKOLI
13. IZMIRA ULQINAKU
14. LEDINA MANDIJA
15. LORENC LUKA
16. MARK RUPA
17. NDOC ASHTA
18. NESTI KIRI
19. NEVILA BUSHATI
20. RAMIZ ÇOBAJ
21. ROMEO GURAKUQI
22. VOLTANA ADEMI
23. XHEMAL BUSHATI

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Shkodrës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Shkodrës do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

#partiademokratikeshkodër #PD #XhevdetAmuli

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb