Mbyllet votimi në qendrën e votimit të degës së PD, Berat në referendumin e thirrur nga Komisioni për themelimin e PD, për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanWeb” se në Berat kanë votuar 524 nga 1943 anëtarë, pra 30%. Kanë votuar 512 “pro” largimit të Bashës, 9 kanë votuar kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Edhe në degën e PD, Skrapar është mbyllur votimi dhe numërimi. Kanë votuar 117 nga 232 anëtarë, 50%. Nga 117 votues, 116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.

Në bashkinë Dimal, kanë votuar 110 nga 760 anëtarë, pra 14.4%. Kanë votuar 108 “pro” largimit të Bashës, 1 ka votuar kundër dhe 1 ka abstenuar. Edhe në qendrën e votimit të degës së PD-Poliçan ka përfunduar votimi. Kanë votuar 79 nga 228 anëtarë, 34.%. Nga 79 votues, të 79 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: