Presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi është kundër mbylljes së bizneseve dhe mos lejimit të muzikës pas orës 20:00. Në një prononcim nga Vlora, Bregasi ka theksuar se shteti duhet të zbatojë masat dhe jo mbylljen e biznesit.

“Të merren masa kur ato janë hapur, duke marrë masa të veçanta ndaj tyre, por nuk mund të shkohet drejt mbylljes së tyre në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Bregasit, njerëzit duhet të zbatojnë protokollin, shteti të ndërhyjë, por nuk duhet të shkojë në mbylljen totale të tyre.

“Duhet vepruar sipas ligjeve. Dikush që nuk respekton të gjitha masat dhe nuk duhen mbyllur të gjitha, nuk mund te përfshihen të gjitha bizneset duke marrë një vendim të tillë”, tha ai.

Bregasi e ka cilësuar mjaft të vështirë situatën ekonomike pas pandemisë nga COVID-19. “Mbyllja krijoi vështirësi të madhe tek bizneset dhe ekonomia e tyre, ndaj sot vendimi më i fundit i qeverisë shqiptare duhet parë dhe marrë masat e duhura. Një goditje tjetër për të izoluar ekonominë do ishte vdekjeprurëse”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb