Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho në emisionin ‘Open’ në News24 foli për mbylljen shkollës “Mehmet Akif” dhe “Turgut Ozal”.

Nesho tha se qeveria Rama e ka shkatërruar shtetin, ndërsa theksoi se vendimi për mbylljen e shkollave është një kërkesë e bërë nga presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit Edi Rama që nga viti 2015.

“Ne duhet të flasim për thelbin. Mendoj që kjo qeveri që e ka shkatërruar këtë shtet. Shteti shqiptar mbahet me mosrespektim e institucioneve duke provokuar dhe krijuar dita ditës skandale të tjera. Ne të gjithë e dimë që kjo është një kërkesë që nga 2015 nga Erdogan dhe kjo qeveri ka filluar të mosrespektojë veten. Vendet arsimore të Gylen më shumë janë në Amerikën dhe paguhen edhe nga taksapagues amerikan për rolin që kanë. Guximi për të qenë transparent ndaj opinionit publik mungon. Asnjë regjim nuk e ka çuar Shqipërinë deri në një shpërbërje të shtetit krijimin e një situate të pasigurisë”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, Nesho tha se mënyra për të realizuar mbylljen e institucioneve shkollore është skandaloze.

“Kjo qeveri ka përfunduar dhe veten e mban vetëm me skandale. Duhet t’i biem në kokë se kush është problemi”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: