Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Butrinit në Sarandë. Sipas informacioneve të siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Shpresa Dine, 70-vjeçarja Vasiliqi Babi, ishte banore e lagjes nr.2 në Sarandë.

Në momentin e ngjarjes ajo ishte duke nxjerrë idhje nga deti, së bashku me vajzën e saj, me një varkë të tyren.

Në afërsi të bregut aksidentalisht i shkau këmba dhe për rrjedhojë është mbytur. Persona që ndodheshin aty e kanë ndihmuar për ta nxjerrë nga uji, por fatkeqësisht të pa jetë.

SARANDË

“Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe”, njofton policia e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb