Një i moshuar është gjetur i mbytur te Liqeni Artificial i Tiranës.

Policia njofton se viktima është i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb