KORÇË

Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit. Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se shtetasi i gjetur ende nuk është identifikuar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, e po merr në pyetje banorët e zonës, për të bërë të mundur identifikimin e personit, por edhe për të mësuar më shumë mbi dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb