Indrit Bajraktari është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës pas mbytjes së 17- vjecares Enisa Doda në Velipojë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se Bajraktari ka thënë në seancë që ai dhe vajza ishin pa jelekë mbrojtës teksa shëtisnin në det me motoskaf. Në dëshminë e tij të mëparshme, 25- vjeçari ka thënë se vajza ra nga motorskafi dhe u mbyt në ujë.

Ai tashmë akuzohet vrasje për pakujdesia, si dhe për pengim të zbulimit të së vërtetës pasi fillimisht kur doli nga deti gënjeu pronarët e motorskafit dhe tentoi të largohet. Bajraktari kishte ardhur për pushime në Shqipëri, pasi jetonte në Angli dhe gjatë plazhit në Velipojë kishte njohur 17- vjeçaren Enisa Doda, me të cilën kishin njohje familjare dhe dolën xhiro me motorskaf. Ngjarja ndodhi më 19 gusht dhe Enisa Doda u mbyt në det pasi ra nga motorskafi.

Autopsia nxori se në trupin e Enisa Dodës kishte të nxira por jo shenja dhune. Dyshohet se Doda nuk dinte not teksa sipas Policisë, Bajraktari e la në det të mbtyur dhe doli vetë pa të dhe motorskafin në breg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb