Në Greqi kanë shpërthyer protestat për mbytjen e anijes me 400 emigrantë në Pylos të Kalamatës.

Mediat greke raportojnë se për shkak të demonstratave janë bllokuar disa rrugë. Sakaq protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe granata blic.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Incidente u regjistruan në sheshin Korai në stendën e PASOK-ut, ku marshuesit hidhnin shishe uji ndaj efektivëve. Në protestë mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i MeRa 25, Yanis Varoufakis.

https://www.youtube.com/watch?v=FqoagCoIwQ0

Protestuesit kanë shprehur solidaritetin e tyre me viktimat dhe familjarët e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb