Nëntë kontrabandistët egjiptianë të cilët akuzohen për mbytjen e anijes në brigjet greke, janë deklaruar të pafajshëm.
Të dyshuarit egjiptianë, të moshës 20 deri në 40 vjeç akuzohen për kontrabandë njerëzish.

Numri i viktimave ka shkruar në 80 , ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se rre 500 emigrantë janë ende të zhdukur.
Të nëntë të dyshuarit u paraqitën sot në Gjykatën e Kalamatës për t’u përballur me akuzat e vrasjes nga pakujdesia, ekspozimit të jetëve në rrezik, shkaktimit të një anijeje dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Alexandros Dimaresis, avokat i një prej të akuzuarve, tha se klienti i tij ishte i pafajshëm dhe “pagoi kontrabandistët për t’u çuar në Evropë”. “Ai nuk është vetë një kontrabandist. Ai ishte thjesht një pasagjer”, u shpreh ai në një komunikim për mediat.

Të dyshuarit do të kthehen në gjykatë sërish nesër, kur do të vendoset nëse do të qëndrojnë në burg deri në fillimin e gjykimit apo jo.
Ndërkohë, autoritetet pakistaneze kanë arrestuar 14 persona në lidhje me trafikimin e dyshuar të disa emigrantëve që u mbytën në katastrofë.

Sipas pamjeve të publikuara, rezulton se anija e mbipopulluar e peshkimit nuk po lëvizte për të paktën shtatë orë para se të përmbysej. Nga ana tjetër roja bregdetare pretendon se gjatë këtyre orëve skafi ka qenë në rrugë drejt Italisë dhe nuk ka pasur nevojë për shpëtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb