Aktivisti Erlind Xhindi ka folur në News24 për protestën e zhvilluar një ditë më parë, përplasjet me policinë dhe aksionin që pritet të ndërmerret në ditët në vijim.
Xhindi tha se shumë prej emrave të mazhorancës ndodheshin pranë qendrës tregtare, ndërsa sipas tij, vetëm një automjet u godit me vezë.
“Shumë emra të mazhorancës ishin te parku i qendrës tregtare. Vetëm një makinë u godit me vezë, deputetja e Vlorës. Për të shmangur përballjen te qendra tregtare, policia bën zhurmën. Dje ka qenë një numër akoma më i lartë i forcave të policisë.”, shtoi ai.
Duke folur për zhvillimet e ardhshme, më 12 shtator, ku do të vijë dhe Diaspora, Xhindi tha se protestuesit presin një pjesëmarrje të madhe dhe paralajmëroi rrethimin e Kuvendit. Sipas tij, kjo lëvizje është vazhdim i protestave të zhvilluara gjatë 102 ditëve të fundit.
Shumë emra të mazhorancës ishin te parkim i qendrës tregtare. Vetëm një makinë u godit me vezë, deputetja e Vlorës. Për të shmangur përballjen te qendra tregtare, policia bën zhurmën. Dje ka qenë një numër akoma më i lartë i forcave të policisë. Informacionet që kemi nga Diaspora, mendoj se ata janë marrë vesh. Do të kemi rrethim të Kuvendit. Qëndresë do të jetë që të dalim të gjithë. Bashkë me fëmijët. Me karroca, me batanije, me çarçafë, një javë, ulur aty! Po 200 mijë persona ku do t’i çojnë ata? E kanë menduar. Kjo është qëndresë që vjen nga një protestë prej 102 ditësh. Ne nuk u dëgjuam ashtu siç duhet nga mazhoranca dhe nuk u lexuam ashtu siç duhej nga opozita. Për partitë e vogla skam ca them, se nga një deputet. Kemi pritur paritë e vogla, dhe demokratë, por jo berishist dhe socialistë, por jo rilindas. Në këto 13 vite Shqipëria është bërë diasporë, aq shumë ikje të shqiptarëve ka pasur. Janë zhvlerësuar kartëmonedhat e huaja, ku mendjendrituri Rama, e quan si forcim të lekut.”, tha ai.
