Anglia u jep fund masave anti-Covid  nga 19 korriku. Është ky lajmi i cili është bërë me dije nga kryeministri britakin Boris Johnson gjatë një konference teksa foli mbi mënyrën se si do të veprohet pas kësaj date. Në konferencën e mbajtur  ditën e sotme në Downing Street ai tha se  nuk do të ketë kufizime të kapacitetit në vendet sportive dhe argëtuese, por thotë se vendi nuk mund të kthehet përsëri në jetë para Covid

Ai paralajmëron “nuk ka mbaruar” dhe përdorimi i maskës do të këshillohet ende në hapësira të mbushura me njerëz dhe të mbyllur. Kryeministri nxit klubet e natës dhe vendet e tjera që të përdorin pasaportat Covid si një mjet hyrjeje. Ndërkohë sa i përket hyrjes në Angli politika ekzistuese e kufirit do të vazhdojë të zbatohet pas 19 korrikut, duke përfshirë karantinën për ata që kthehen nga vendet e listës së kuqe.

Ai tha se 19 korriku është koha e duhur për të lehtësuar kufizimet e koronavirusit për shkak të pushimeve të shkollës.

Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, thotë se vaksinimet po zvogëlojnë mundësinë që dikush plotësisht i vaksinuar të kap virusin me afërsisht 50%

Kryeministri Boris Johnson ka përshkruar fundin e rregullave të distancës shoqërore të Anglisë në 19 korrik, por ka paralajmëruar se “pandemia nuk ka mbaruar”.

Johnson tha se do të shiheshin më shumë vdekje dhe shtrime në spital nga Covid, por që “tani është koha e duhur për të vazhduar”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb