TIRANË

Kapet në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak me vete, vihet në pranga 41-vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën “Jordan Misja”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Escaper”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– P. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, B. H., 51 vjeç dhe L. M., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. S., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi P. S. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Shtetasit B. D., B. H. dhe L. M. kanë pasur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: