Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra publike sot nga

Presidenti Ilir Meta, ku një sipërmarrës denonconte rastin e gjobëvënies së biznesit të tij. Përmes një reagimi, Gonxhe theksoi se Meta sot ra deri në nivel ciceroni. Gonxhe mes ironisë thekson se “Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze! ?”.
Kujtojmë se biznesmeni Erjon Mane tha sot në prani të Metës se Gonxhe i kishte bërë bllok në telefon sapo kishte marrë informacion se ishte përkrahës i një force tjetër politike dhe se kishte postuar në ‘FB’ foton e Kryemadhit.

REAGIMI I GONXHES

Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!
A ju kujton gjë Drini Kryemadhi? ??
Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze! ?
Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin! ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: