MALTË

Një shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Maltë pasi u kap duke udhëtuar me dokumente të falsifikuara me destinacion Mançesterin e Anglisë.

I dënuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije  ka pranuar para togave të zeza se ka blerë tri dokumente të falsifikuara italiane për një shumë prej 1200 eurosh, raporton “BalkanWeb”.

Shqiptarii
Shqiptarii

Sipas dëshmive të shqiptarit, arsyeja që e ka futur në këtë lojë ka qenë fakti se i ishte refuzuar më parë udhëtimi drejt Anglisë, përcjell “independent.com.mt”. Pas shqyrtimit të rastit të shqiptarit,  gjykata doli në përfundimi për ta dënuar me 1.6  vite burg si dhe 3 vjet pezullim në zonën Shengen, raporton “BalkanWeb”.

Prokurori i çështjes tha se shqiptari ka bashkëpunuar me gjykatën dhe kjo ishte një ndër arsyet e dënimit në një masë  më të vogël.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb