Nuk ishte e qetë konferenca për shtyp e pasdites në kombëtaren e Spanjës, 1 ditë para se të luajnë ndeshjen e parë të Botërorit kundër Portugalisë.
Ashtu siç pritej, Sergio Ramosit dhe trajnerit Hierro i janë drejtuar një lum pyetjesh për Julien Lopeteguit, teknikut të shkarkuar dje nga “La Roha”.
Në fund Ramos është parë tepër i nevrikosur, por para se të largohej është shprehur kështu:
“Më duket sikur jemi në një funeral, por në fakt jemi në Kupën e Botës, një eveniment i mrekullueshëm.
Duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Natyrisht këto dy ditët e fundit nuk kanë qenë të bukura pasi Julen ishte pjesë e jona. Ai na ka ndihmuar shumë. Por mendoj se skuadra spanjolle është më e rëndësishme se një individ.
Gjithsesi kemi besim te Hierro. Edhe stafi është ai i vjetri. Do të shihni Spanjën që keni parë gjithmonë, një Spanjë që luan bukur, nuk do ta humbasim përqendrimin.”
(e.k/BalkanWeb)