Pilar Rubio ka thyer heshtjen e saj në lidhje me krizën e pretenduar me mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos. Deklaratat e saj vijnë pas javësh spekulimesh për martesën e saj me futbollistin e Sevijas. Ishte vetë lojtari që e mohoi krizën pak ditë më parë duke iu përgjigjur pyetjeve këmbëngulëse të gazetarëve.

“Gjithçka është në rregull,” – siguroi ish-kapiteni i Real Madrid. Edhe Pilar Rubio mohoi zërat për mosmarrëveshje brenda çiftit. “Jemi mirë si gjithmonë. Nuk mund të them asgjë tjetër. Imagjinoni pak, me gjithë punën që bëjmë, nuk kemi kohë të përgënjeshtrojmë thashethemet që thuhen” – u shpreh prezantuesja e famshme televizive, e cila bashkëjeton prej më shumë se 10 vitesh me Sergio Ramos, pavarësisht se martesa mes tyre erdhi vetëm në vitin 2019.

Çifti ka katër fëmijë, të katër djem, që kanë ardhur në jetë gjatë 10 viteve të fundit. Pilar Rubio sot është 45 vjece, ndërsa Sergios Ramos 8 vjet më i vogël, por kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb