Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e Prokurorisë së Kurbinit lidhur me çështjen e Ervis Martinaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, zbulimi i agjentit të Policisë së Shtetit, Jeton Lami është bërë nga pamjet filmike të Policisë së Durrësit, pasi rezulton se 28-vjeçari e ka shoqëruar Ervis Martinaj së bashku me një vajzë nga Peza për në një hotel në qytetin bregdetar më datë 5 gusht.

Të nesërmen e merr Jeton Lami bashkë me një person të paidentifikuar merr sërish në makinën luksoze “Audi A8” të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe vajzën që e shoqëronte.

Një ditë më vonë, në 7 gusht Ervis Martinaj është shfaqur edhe në një moment në Tiranë, ndërsa në datë 9 gusht babai i tij Musafa Martinaj deklaron se ka humbur kontaktet me të birin.

“Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30 minuta”, mësohet të ketë thënë babai i Martinaj.

Familja Martinaj ka ngritur gishtin edhe drejt Indrit Dokles. Sipas Lalës, babai i tij “ka hedhur dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen”.

Mustafa Martinaj pretendon se djalit të tij mund ti ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht.

As ai as miqtë dhe të njohur të tij prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më me të shumëkërkuarin e drejtësisë, ndërsa më datë 10 gusht, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës për humbjen e kontakteve me nipin dhe ka ngritur dyshime se mund të jetë rrëmbyer.

Më 11 gusht Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar hetim për rrëmbim personi dhe në kuadër të këtij hetimi ka nisur të përgjojë të gjithë personat që kishin lidhje me Martinaj. Në kuadër të këtij hetimi i është vënë në dispozicion pamja filmike nga policia e Durrësit, ku shfaqet Jeton Lami bashkë me vajzën që shoqërojnë Ervis Martinaj.

Por nga policia janë duke u parë të gjitha përplasjet e Ervis Martinaj, pasi emri i tij del edhe te vrasja e Endrit Doçit dhe shumë përplasje të tjera me grupe të mëdha kriminale në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb